“Kam shërbyer në Afganistan me Ambasadorin e ri amerikan”, Deliu: Ja kur e kam takuar

20 Maj 2026 | 23:54

‘Ardhja e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, gjeneralit në pension Eric Wendt, shënon një kapitull të ri e tejet strategjik për marrëdhëniet mes dy vendeve’. Kështu është shprehur ish-ushtaraku dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu. Në emisionin “Now”, me Erla Mëhillin Deliu ka ndarë detaje ekskluzive mbi profilin e diplomatit të ri amerikan, me të cilin ka shërbyer personalisht gjatë misioneve ndërkombëtare në Afganistan.

“Ne kemi shërbyer njëkohësisht në Afganistan. Ai ka qenë komandant i Komandës Rajonale në Afganistanit, në ku realisht kanë qenë mbi 17 vende vendet aleatë të NATO-s, ku kanë kontribuar mbi 17 mijë trupa dhe normalisht jemi takuar në disa takime, ceremoni, ku ne organizoheshim”, tha Deliu.

Ish-deputeti tha se ky emërim dërgon një mesazh të qartë e të prerë nga Uashingtoni zyrtar: Shqipëria nuk konsiderohet më thjesht si një partner formal mbështetës në Ballkan, por si një aleat kyç dhe operacional për interesat e sigurisë së SHBA-së dhe NATO-s në rajon.

 Ai nënvizoi se në platformën e tij, ambasadori i ri ka vënë theks të veçantë te pikat strategjike si baza ajrore e Kuçovës dhe projekti i Porto Romanos në Adriatik.

“Shqipëria ka një bazë operacionale të NATO-s në Kuçovë. Gjenerali në platformën e tij foli dhe për Porto Romanon, një bazë strategjike ku realisht Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në Adriatik dhe patjetër do të rrisi prezencën e saj. Ndërkohë që në fjalën e tij foli për mbështetjen e strukturës së posaçme (SPAK), ku Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol kyç, ku kanë pasur edhe udhëheqës apo mbikëqyrës qoftë në reformën në drejtësi, në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ku dhe unë, edhe nga eksperienca ime e mëparshme si oficer dhe si komandant i sigurisë se strukturës së Vettingut, kam njohur nga afër gjyqtar amerikan i cili ka ndihmuar dhe ka asistuar në procesin e vetingut”, tha Deliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Do të furnizonte me drogë zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 44-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 44-vjeçar, pasi dyshohet se do të furnizonte dhe shpërndante lëndë narkotike në zona të...
10:15 | 20/06/2026

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat është përfshirë në një përplasje në rrethana ende...
09:01 | 20/06/2026

Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë

Partia Socialiste do të zhvillojë këtë të shtunë, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen në një...
08:30 | 20/06/2026