Kamberi: Pa trysni nga ndërkombëtarët, Vuçiç nuk firmos marrëveshje me Kosovën
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se pas një trysni adekuate nga faktori ndërkombëtar, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve për të nëshkruar marrëveshje me Kosovën.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Kamberi tha se fjalori agresiv i Vuçiçit, tregon se ai po dërgon një sinjal vendeve perëndimore.
“Duhet t’i vijë fundi kësaj loje, por megithatë nuk ka asnjë veprim konkret të diplomacisë perëndimore, për t’i bërë trysni adekuate qeverisë së Serbisë, presidentit serb, që ta ndryshojë kahjen dhe të pranojë këto koncepte. Është shumë e qartë se pa një trysni adekuate, Serbia nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve për të nënshkruar.
Akoma e kemi më agresiv fjalorin e vetë presidentit Vuçiç, me thënien e tij se kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Ai ose dërgon sinjal në qarqet perëndimore që kjo nuk do të ndodhë ose e sheh se presioni është mjaft i ngurtë dhe nuk ka trysni”, theksoi Kamberi.
LEXONI GJITHASHTU
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë