Kamionisti nga Zvicra: Këtu ka 6 mijë biznese me pronarë shqiptarë
Aldo Kazanaxhi, kamionist tha për “Good Morning Albanians” se në Zvicër janë rreth 6 mijë biznese të suksesshme të ndërtuara nga shqiptarët.
Ai ishte i ftuar për të folur rreth lajmit që ka qarkulluar se gjuha shqipe tashmë është gjuha e dytë më e folur në Zvicër, ku rreth 300 mijë shqiptarë komunikojnë në gjuhën e tyre.
Ai tha se në Zvicër ka shumë shqiptarë si nga Shqipëria po ashtu edhe nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia ndaj gjuha shqipe mund të dëgjohet kudo.
“Unë personalisht njoh shumë shqiptar nga shumë treva të Shqipërisë, sepse ne këtu në Zvicër nuk bëjmë ndarje a je shqiptar i Shqipërisë, i Kosovës, i Malit të Zi apo i Maqedonisë.
Statistikat thoshin se mbi 6 mijë biznese të suksesshme gjenden në Zvicër nga punëdhënës shqiptarë. Janë 6 mijë biznese të suksesshme, mesatare dhe të mëdha, të cilat kanë pronarë shqiptarë”,-tha kamionisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare