Kampionati anglez nis të premten, Liverpool sfidohet nga Bournemouth
Kampionët në fuqi të Premier Leagues angleze nisin kampionatin të premten, ndërsa do të synojnë të mbrojnë titullin, por kjo gjë do të jetë mjaft e vështirë për shkak të konkurrencës. Kështu ka deklaruar trajner holandez Arne Slot.
“Ka kaq shumë konkurrentë që mund ta fitojnë ligën këtu. Ta fitosh një herë është tashmë shumë e veçantë, e lëre më nëse mund të fitosh dy herë në pesë vjet si ne ose si Manchester City, i cili bëri edhe më mirë. Është e pabesueshme nëse je në gjendje ta bësh këtë në këtë ligë. Ndoshta këtë vit do të jetë më e vështirë se çdo vit më parë, sepse çdo ekip sjell lojtarë të rinj, por edhe konkurrentët tanë kryesorë padyshim që e bënë këtë”, tha Slot.
Rrugëtimi për të kuqtë nis nga Bournemouth në “Anfield”, një skuadër që di se si të shkaktojë probleme.
“Po fillojmë me Bournemouth, i cili sezonin e kaluar ishte ndoshta ekipi më intensiv në ligë… ata gjithashtu sollën disa lojtarë të rinj të mirë, siç kanë treguar se mund ta bëjnë në vitet e fundit. Një ekip shumë i mirë me një menaxher shumë të mirë dhe një sfidë për ne të premten. Ne mezi presim sepse të luajmë një ndeshje mbrëmjeje në Anfield është diçka që të gjithë mezi presin”, deklaroi në konferencë tekniku.
Liverpool është kampioni në fuqi i Anglisë, titull të cilin e fitoi me një diferencë prej 10 pikësh nga vendi i dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona