Kanabisi në Zall-Herr, deputeti: Ushtarakët s’kanë lidhje me kultivimin
Denis Deliu, ish-ushtarak dhe deputet i PS tha në një intervistë për Euronews Albania se ushtarakët nuk kanë lidhje me kanabisin e sekuestruar në bazën ushtarake të Zall Herrit.
Sipas tij, kjo nuk i shpëton ata nga përgjegjësia për të kontrolluar dhe ruajtur territorin e repartit ushtarak, që siç theksoi është shumë i madh dhe në disa raste e pamundur për t’u arritur.
“Ushtria është pjesa më e pastër dhe më korrekte e shoqërisë. E kuptoj vështirësinë e ushtarakëve në këtë repart. Unë kam shërbyer vetë aty dhe e di që ky repart shërben edhe si poligon për qitje me armë të artilerisë së rëndë dhe ka një hapësirë shumë të madhe. Në disa vende kanë rënë predha, disa nga të cilat të pashpërthyera dhe ku personeli i shërbimit e ka të vështirë të futet. Mendoj se ushtarakët nuk kamë lidhje fare me kultivimin, por kanë përgjegjësi për kontrollin e dhe ruajtjen e territorit ushtarak. Duke qenë me hapësirë të madhe gjeografike, kjo ka bërë të mundur që në zona të pyllëzuara, aty bëhet qitje me armë të kalibrave të ndryshme, ku edhe ushtarakët e kanë të vështirë të shkojnë, pasi disa predha nuk shpërthejnë. Në distanca të ndryshme ka banesa rreth repartit ushtarak”, tha Deliu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bimët 2.7 m të larta, Balla reagon për kanabisin në repartin ushtarak të Zall Herrit
- Parcelë me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, pezullohen ushtarakët
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë