Kandidati për president të Serbisë: Pavarësia e Kosovës, një histori e përfunduar

16 Shkurt 2023 | 20:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim kandidatin për president të Serbisë, nga Partia Republikane, Nikola Sanduloviç.

Gjatë takimit, Sanduloviç tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.

Ndër të tjerat mes Kurtit dhe Sanduloviçit u bisedua për tema të shumta.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin K​urti, priti në takim kandidatin për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq. Duke e uruar Kryeministrin Kurti për Ditën e Pavarësisë, z.Sanduloviq tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999. U bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë. Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026