Kandidatja për kryetare e FRPD, Alesia Balliu reagon për tragjedinë në Himarë

4 Gusht 2022 | 15:12

Kandidatja për kryetare në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, Alesia Balliu thotë se arroganca e pushtetit solli fatkeqësinë në familjen e të miturës 7-vjeçare, e cila u përplas për vdekje nga një skaf në plazhin e Potamit në Himarë, dy ditë më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu është shprehur se shteti është fajtor në lidhje me këtë ngjarje, pasi autori, i cili ishte një zyrtar policie, u bë shkaktari i kësaj tragjedie.

“Dhimbjen e kësaj ngjarje nuk ka fjalë për ta përshkruar. Është fajtor shteti! Është fajtor qeveria që një ëngjëlli të vogël ju ndal vrulli i jetës pa e nisur akoma. Nga një zyrtar i policisë i cili duhet të kujdesej, por jo, me fuqinë të cilën i jep uniforma e shtetit e ktheu në shkaktarin e kësaj dhimbje të madhe. Një komisar policie i cili akuzohej për kultivim cannabis sativa, duhet të  ishte pas hekura dhe jo në rradhët e policisë. Arroganca e pushtetit solli këtë fatkeqësi dhe shkatërroi një familje. Nuk e vrau varka. Por shteti!”, shkruan Balliu në rrjetin social, Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026