“Kanë privatizuar qelitë”- Gazetarja: Çfarë ndodh brenda mureve të burgut të Peqinit
Të tjera detaje kanë dalë nga ajo se çfarë ndodh brenda burgut të Peqinit, në një kohë që kamerat dhe skaneri kanë qenë jashtë funksionit.
Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla është shprehur se të burgosurit kryenin punime dhe rikonstruktime të ambienteve të qelive, të cilat sipas saj, thuajse i kanë privatizuar.
Ajo tha gjithashtu se gjatë kohës që skaneri nuk ka punuar, në qelitë e burgut janë futur sende dhe objekte të ndryshme të palejuara, si dhe shumë elektroshtëpiake.
“Në drejtim të sigurisë fizike të të burgosurve, atyre u është lejuar ndërhyrja, investimi dhe rikonstruktimi nëpër dhoma, tashmë thuajse të privatizuara. Ndërhyrja nëpër dhoma ka bërë që të jetë e vështirë kontrolli i sendeve që hyjnë aty.
Ka pasur nga ata të burgosur që kanë qenë të privilegjuar, ku në dhomën e tyre ka pasur vetëm 3-4 shtretër dhe vetëm ai ka qenë, por ka edhe dhoma të mbipopulluara. Në një pikë tjetër thuhet se të burgosurve u janë lejuar të fusin në qeli frigoriferë më të mëdhenj se masa e lejuar, kondicioner, furra pjesëse, thekëse buke, shtrydhëse frutash.
Të gjitha këto elektroshtëpiake që ju përmenda, janë future gjatë kohës që nuk punonte skaneri dhe ka qenë e vështirë që të kontrollohet nëse brenda tyre është futur edhe ndonjë armë zjarri. Ka pasur shumë kohë që Mjacaj nuk i takonte familjarët dhe pikërisht në momentin që nuk punonin kamerat, ka pasur një vizitë nga familjarët dhe më pas nuk ka pasur më”, u shpreh Budlla.
LEXONI GJITHASHTU:
Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)
- 09:32 Zelensky flet për kabinetin e ri qeveritar: Detyra kryesore garantimi i sigurisë, do ketë ndryshime me partnerët
- 09:29 Kupa e Botës 2026, Shtëpia e Bardhë konfirmon praninë e Presidentit Trump në finale