Kanosi me armë një person, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Vlorë! Procedohet shoku i tij

19 Mars 2026 | 13:05

Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës këtë të enjte, pasi ka kanosur me armë një person.

Sipas raportimeve të policisë, është shpallur në kërkim shtetasi R. L., 26 vjeç. Gjithashtu, është proceduar penalisht shoku i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin dyshohet se u arratis 26-vjeçari.

“Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë shpallën në kërkim shtetasin R. L., 26 vjeç, banues në fshatin Ramicë, pasi kallëzoi shtetasi A. B., se 26-vjeçari e kishte kanosur me armë, për motive të dobëta. Në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Bashaj, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin në të cilin dyshohet se ishte pasagjer shtetasi në kërkim. Punohet për kapjen e shtetasit R. L., si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026