Kantieret e punës zhvendosen në periferi, Veliaj: Tirana s’ka qenë kurrë më mirë

11 Nëntor 2022 | 14:22

Kantieret e rrugëve të reja që po asfaltohen në Bashkinë e Tiranës janë shtrirë edhe më në periferi të kryeqytetit, në zonën e Freskut, ku nevoja për infrastrukturë është rritur.

Punimet në rrugën “Kastriot Gjini” janë inspektuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë orëve të natës, ku po punohet me shtrimin e asfaltit dhe ndërhyrje të tjera infrastrukturore.

“Është një punë e jashtëzakonshme, duket sikur jemi në fund të Tiranës, por këtu jeton një komunitet i tërë. Një qytet nuk dallohet nga ajo që bën në qendër, por në periferi. Sigurisht, nuk i bëjmë dot të gjitha gjërat përnjëherë, por ama, siç publiku e sheh, çdo natë jemi në një komunitet, në një bllok ose lagje, sidomos në këtë zonë kufitare mes Njësisë 3, Njësisë 4, Njësisë 12 dhe Freskut. Fakti që po ndërhyjmë në të gjitha këto njësi, është një garanci e madhe për atë që na sheh, për të kuptuar se është vetëm çështje kohe për të mbërritur në çdo lagje”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Veliaj nënvizoi se javën tjetër  “do të shpallim fituesit për të gjitha ndërhyrjet me asfalt, ndriçim, kanalizime, për të gjitha njësitë. Çdo kompanie do i caktohet një njësi dhe do kemi mundësi që, çdo natë, të kemi punë në të gjitha njësitë.

Kryebashkiaku vuri në dukje edhe faktin se Tirana po kurorëzohet vit pas viti si qytet evropian, njëherë i Rinisë dhe tashmë i Sportit, e kjo është një stimul për të ecur edhe më shumë për të përmirësuar infrastrukturën.

“Tani që jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin tjetër Qyteti Europian i Sportit, janë tituj që na stimulojnë të punojmë, jo se ka qytete perfekte – qyteti perfekt nuk ekziston – por ekzistojnë qytetet ku dashuria, vëllazëria, janë mënyra si mund të ecim më përpara. Tirana nuk ka qenë kurrë më mirë se sot”, theksoi Veliaj.

“Besoj se po të punojmë dhe po të shohim përpara, ditët më të mira i kemi vetë në dorë. Nëse kthehemi te sherret, shamatat dhe përçarja nuk bëjmë dot asnjë punë”, u shpreh më tej kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në këtë bllok banimi, ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës synon shtrimin e mbi 2000 metër katrorë infrastrukturë rrugore, por dhe ndriçim, kanalizime dhe sistemime të tjera nëntokësore që do të transformojnë zonën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026