Kaosi në Kuvend, PS dorëzon kërkesën për përjashtimin e 2 deputetëve të PD

18 Tetor 2024 | 10:06

PS pritet të depozitojë në Kuvend kërkesën për marrjen e masave për përjashtim të 3 deputetëve të PD që dje në sallën e seancave plenare nuk lejuan zhvillimin normalë të saj.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në shkresën qe ende nuk është hartuar drejtuar sekretariatit të etikës pritet të kërkohet masë disiplinore për deputetët: Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Grupi Parlamentar i PS pretendon se ketë dy deputetë kanë penguar zhvillimin normal të seancës. Zonja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që sipas zonjës Spiropali ishte benzinë.

Ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme. Një grup parlamentarësh socialistë kanë firmosur për marrjen e masave për zonjën Hoti dhe zotin Doda.

Më poshtë mund të lexoni kërkesën e PS për përjashtimin e dy deputetëve:

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Në seancën plenare të datës 17.10.2024, deputetët e opozitës kryen veprime të përsëritura në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetëve, duke penguar vijimin normal të procedurave parlamentare dhe duke shkaktuar situata të rënda që prekin integritetin institucional të Kuvendit të Shqipërisë.

Me nisjen e seancës, deputeti i opozitës Petrit Doda bllokoi foltoren duke përdorur objekte të sallës plenare, konkretisht karrige, me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës.

Deputetja Elda Hoti, me hyrjen e saj në sallë, ndërmori veprime të ngjashme dhe përdori gjuhë fyese ndaj deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në kundërshtim me Kodin e Sjelljes së Deputetëve.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura për rikthimin në rendin e ditës, situata u përkeqësua kur deputetja Elda Hoti dhe deputeti Petrit Doda, me veprimet e tyre të papranueshme dhe potencialisht të rrezikshme, nxorën nga çantat shishe të vogla të dyshuara me lëndë të rrezikshme dhe i derdhën ato në ambientet e sallës plenare, duke cënuar sigurinë fizike të të pranishmëve. Garda e Republikës ndërhyri për të neutralizuar situatën, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të një incidenti të mundshëm.

Deputetja Elda Hoti i mori kartën nga pajisja elektronike deputetit Petro Koçi gjatë fjalës së tij duke mos e lejuar deputetin të përfundonte fjalën. Ky veprim u përsërit nga deputetja Hoti edhe ndaj deputetit Eduard Shalsi.

Sjelljet e deputeteve janë në kundërshtim të qartë me normat dhe procedurat e përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit, duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës parlamentare.

Kuvendi, si institucioni më i lartë ligjvënës në vend, ka një rol të pazëvendësueshëm në garantimin e demokracisë dhe respektimin e procedurave parlamentare. Çdo akt që cenon integritetin e tij, përfshirë veprimet e deputetëve që pengojnë me qëllim zhvillimin normal të seancave plenare dhe përdorin gjuhë apo sjellje të papërshtatshme, duhet dënuar me forcë.

Sa më sipër, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 pika 1 gërma a) dhe pika 6

dhe 7, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të ndryshuar. Nenit 3, gërma dh) dhe ë), nenit 6, nenin 8, pika 2 gërma b) dhe nenit 33 i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

– Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Petrit Doda, Elda Hoti.

-Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026