Kapen heroinë dhe kanabis gati për shitje në Sarandë, arrestohet 38-vjeçari
Një 38-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur me lëndë narkotike në zonën bregdetare.
Kanabis dhe heroinë e ndarë në doza gati për shitje u sekuestrua nga policia.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës intensive të kryer në kuadër të sezonit turistik 2023, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 16”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 38 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.
Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtij shtetasi dhe në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të cilat ky shtetas i kishte siguruar dhe i kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen e tyre, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës.
Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
Sezoni turistik në Durrës, mungojnë pushuesit nga Kosova dhe diaspora
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 21:15 Ushtria amerikane njofton: Bllokada e porteve iraniane do të rifillojë të martën
- 21:15 Trajneri i kombëtares italiane, pas emrit të Guardiolës merr formë hipoteza Andrea Pirlo
- 21:14 Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 21:11 Merz thirrje Putinit: Kthehu në tryezën e negociatave me Ukrainën
- 20:59 Erdogan: Samiti i NATO-s në Ankara nxori në pah rolin qendror të Turqisë në sigurinë e Aleancës
- 20:52 Sezoni turistik në Durrës, mungojnë pushuesit nga Kosova dhe diaspora