Kapet drogë me vlerë 100 mijë euro në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 2 shqiptarë

24 Mars 2023 | 15:27

Policia në Maqedoninë e Veriut ka sekuestruar një sasi prej 35 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë me vlerë 100 mijë euro dhe ka vënë në pranga 2 personat që e transportonin.

Ministria e Brendshme e RMV informoi se në autostradën Tetovë-Gostivar, efektivët kanë dhënë shenjën për ndalesë për automjetin e pasagjerëve “Range Rover”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.A. 32 vjeç, në të cilin bashkudhëtar ka qenë O.A. 23 vjeç, të dy nga fshati Haraçinë.

Personat nuk e kanë respektuar shenjën e dhënë të ndalimin e automjetit, por kanë tentuar të arratisen, gjatë kësaj duke dëmtuar automjetin policor, por shumë shpejt janë ndaluar nga policia.

Gjatë kontrollit të kryer në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur 4 thasë me marijuanë, në sasi të përgjithshme prej rreth 35 kg, në vlerë prej rreth 100.000 eurove.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026