Kapet mbi 50 kg kokainë në portin e Durrësit
17 Maj 2022 |
08:01
Mëngjesin e sotëm janë kapur 53 pako me kokainë në portin e Durrësit, të ndara në 2 çanta.
Gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi raporton se bëhet fjalë për mbi 50 kilogramë drogë.
Lënda narkotike është gjetur në një anije qymyri ‘Unistream’, që transportonte 6 500 ton qymyr, ndërsa kokaina është gjetur në hambar në mes të qymyrit.
Anija ishte nisur nga Barranquilla në Kolumbi në 26 prill dhe është ankoruar në Portin e Durrësit një ditë më parë.
Nuk është bërë e ditur ende nëse ngarkesa kishte destinacion final vendin tonë, apo porti do të shërbente si tranzit për të kaluar lëndën narkotike në një shtet tjetër.

Kapiteni i anijes është me shtetësi ruse. Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar