Kapet plantacioni i kanabisit në Spanjë, policia ndjek me helikopter shqiptarët

22 Shtator 2023 | 10:05

Policia spanjolle bën me dije se ka arrestuar, 1 shtetas shqiptar që merrej me kultivimin e kanabisit në një pyll midis Senterada dhe Vall Fosca, në malet Pallars Jussà.

Pas evidentimit të një plantacioni të madh kanabisi në mes të pyjeve, policia u vu në ndjekje të dy trafikantëve me origjinë shqiptare që ndodheshin aty.

Kërkimet u kryen dhe me helikopter nga ajri, ku pas disa orësh u bë i mundur arrestimi i një prej trafikantëve.

Ndërkohë që vijojnë ende kërkimet për shqiptarin e dytë, pjesë e kultivimit të drogës në Spanjë.

Operacioni në Senterada ndodhi disa ditë pasi policia spanjolle çmontoi një tjetër plantacion marihuane në mes të pyllit në Pallars më 6 shtator. Në këtë operacion u sekuestruan gjithsej 2800 bimë narkotike me lartësi gati një metër e gjysmë dhe me vlerë tregu rreth katër milionë euro.

Gjithashtu u gjetën dokumente të ndryshme dhe pesë aparate celularë. Policia katalanase arrestoi gjashtë persona, nga 25 deri në 48 vjeç, si përgjegjës për kultivimin.

Tre prej tyre u arrestuan fillimisht, ndërsa të tjerët u ndaluan pas ndjekjes në pyll.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026