Kapja e Dumanit, policia arreston 3 mjekë bashkë me partneren e tij
Gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani janë arrestuar 5 persona të tjerë.
Dumani pas dështimit të atentatit ndaj Talo Çelës në Elbasan ku mbeti i plagosur, shkoi për t’u mjekuar në Fier në një banesë private.
Tre mjekë të Spitalit të Fierit të cilët i kanë ofruar ndihmë Dumanit janë arrestuar me akuzën e moskallëzimit dhe pengim në zbulimin e ngjarjes.
Bashkë me 35-vjeçarin Dumani, policia arrestoi për armëmbajtje një 40-vjeçar dhe një vajzë 20 vjeçe nga Kosova, që dyshohet se është partnere e Dumanit.
Ndaj Dumanit, hetuesit kanë ngritur akuzat e vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë si dhe armëmbajtje.
Përveç akuzave që lidhen me ngjarjen e fundit, Dumani akuzohet dhe për krime të tjera në të kaluarën.
LEXONI GJITHASHTU:
PROFIL | Nuredin Dumani i përfshirë në disa vrasje, përplasjet me Talo Çelën
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut