Kapja e mishit të pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

29 Mars 2025 | 09:50

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion në lidhje me importin e mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë nga Brazili.

Sipas autoriteteve, është shpallur në kërkim Arben Goxha, administratori i kompanisë që tentoi të fuste në Shqipëri një ngarkesë prej 18.5 tonësh gjoks pule të kontaminuar.

Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht edhe vëllain e administratorit, shtetasin Mondi Goxha, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Nën hetim janë vënë edhe tre inspektorë të AKU-së, shtetasit Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari, të cilët, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre, kanë lejuar futjen në treg të këtij produkti të rrezikshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të  salmonelës dhe në vijim të veprimeve  u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe  u proceduan penalisht  shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G.,  kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e  inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali

Ish-i dashuri i Aurora Tilës ka pranuar për herë të parë se ishte ai që e hodhi 13-vjeçaren shqiptare nga ballkoni i një pallati në...
10:56 | 14/07/2026

Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, ku ai mban detyrën e zv/presidentit. Gjatë fjalës...
10:39 | 14/07/2026

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën Pogradeci ka prej vitesh marrëdhënie...
10:25 | 14/07/2026