Karaj debat me pastorin: Mos bëj lojëra mua, mos e krahaso dashurinë time me dhinë

4 Tetor 2023 | 09:51

Aktivistja e LGBTQI+ Xheni Karaj është përplasur me pastorin Paulin Vilajeti, në studion e emisionit Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Ajo i është drejtuar pastorit duke i thënë që të mos sjellë krahasime që mund ta ofendojnë atë, duke shtuar se Kisha duhet të jetë gjithpërfshirëse për të gjithë individët.

Më tej ajo i është drejtuar atij duke i thënë  se nuk mund ta krahasoj zoofilinë me dashurinë.

“Gjatë gjithë kohës ti sjell krahasime që më ofendojnë mua, dhe qëllimi jot është absolutisht ti. Nuk kam ndërmend të të lejojë të flasësh, nëse ti ngre këtë lloj retorike. Nuk mund të krahasosh ti zoofilinë me dashurinë që kam unë për partneren time dhe të ma kamuflosh me këtë dashurinë e krishterë. Po flasim me njerëz që dashurojnë, për njerëz që kanë të drejtën të jetojnë me dinjitet, për njerëz  që kanë të drejtën që të kenë akses në institucionet e besimit të cilat janë uzurpuar nga mashtrues që instrumentalizojnë dhe e përdorin fenë për qëllime të tyre. Në asnjë moment Jezu Krishti nuk ka përjashtuar  asnjë. Nuk mund të bësh lojëra me publikun dhe lojëra me mua dhe të më fyesh inteligjencën mua. Ajo që thotë Papa është se kisha duhet të jetë gjithpërfshirëse për të gjithë individët”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024