Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie, dokumentet për Metën vazhdojnë të vijnë
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se në hetimin ndaj Metës lidhur me lobimin në SHBA ka një bashkëpunëtor të drejtësisë që ka folur dhe ka sqaruar gjithçka.
Ai u shpreh se hetimet ndaj Metës vazhdojnë, ndaj SPAK në çdo thirrje, si kjo e sotmja i paraqet atij prova të reja mbi bazën e të cilave duhet të reagohet nga ana e mbrojtjes.
“Hetimet i përkasin një prej çështjeve që është lobimi në SHBA dhe nuk kemi të bëjmë me një dokument por me disa; për njërin dihet që ka firmosur Meta, për dy të tjerat eksponentë të LSI.
SPAK ka ndjekur paratë, letër porositë janë me SHBA, se të gjitha lobimet aty regjistrohen. Di që për këtë rast ka edhe një bashkëpunëtor të drejtësisë që ka folur dhe ka sqaruar saktë, dhe nga kjo kemi mbërritur deri te masa. Nga paraqitja në paraqitje e Metës, e njeh atë edhe me më shumë prova të tjera që ka mbledhur SPAK dhe mbrojtja mbi bazë të tyre do bëhet mbrojtja. Vazhdojnë vijnë dokumente, hetimet vijojnë, nuk janë mbyllur”, tha Karamuço.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç