Karantinimi në hotele, të ardhurit nga Greqia ankohen se nuk paguajnë dot shpenzimet
Për shkak të masave qe janë marrë për të përballuar përhapjen e coronavirus rreth 200 shqiptarë të kthyer nga Greqia janë të karantinuar në disa hotele në qytetin e Korçës. Ata ankohen se nuk i përballojnë dot shpenzimet
Ky 11-vjeçar që mbërriti dje bashkë me familjen e tij në një nga hotelet në Korçë për t’u karantinuar për 14 ditë, ka treguar vështirësitë me të cilat po përballen, edhe pse nuk u lejua t’i thotë të gjitha nga uniformat blu. Hallin e familjes së 11-vjeçarit e kanë edhe shumë të tjerë, të cilët shprehen se e kanë të pamundur të paguajnë këto shpenzime.
“Ku t’i gjej lekët unë që të paguaj hotelin? S’kam të ardhura, pse nuk më paguan mua Edi Rama. Po ashtu të më lërë të shkoj në shtëpi dhe karantinën e bëj në shtëpi”, tha një qytetare në Korçë.
Janë mbi 200 emigrantë në Korçë e Pogradec të cilët do të duhet të përfundojnë karantinimin. Ndërkohë grupi prej 35 personash që qëndruan për 4 ditë në kufi, një ditë më parë janë larguar drejt shtëpive të tyre, ndërsa shpenzimet e tyre i mori përsipër Këshilli i Diasporës.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit