Karantinohen edhe 26 emigrantë të tjerë në Korçë dhe Pogradec

26 Prill 2020 | 17:40

Në 24 orët e fundit 26 emigrantë janë futur në vendin tonë, duke pranuar kushtin për t’u karantinuar në hotel për 14 ditë, sipas informacioneve nga Drejtoria Kufitare dhe e Migracionit. Në total numri i emigrantëve, të cilët janë futur në vendin tonë përmes pikave kufitare në Qafëthanë dhe Kapshticë ka shkuar në 274. Para se të akomodohen në hotele, të gjithë personat i janë nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur problem shëndetësor.

Emigrantët që janë futur në vendin tonë janë akomoduar në 5 hotele, 3 në Korçë dhe 2 në Pogradec. Të gjitha shpenzimet për qëndrimin në karantinë për këto 14 ditë emigrantët duhet t’i mbulojnë vetë, çfarë ka sjellë dhe pakënaqësi tek një pjesë e tyre, që kanë kërkuar ndihmë nga qeveria, duke e konsideruar si të papërballueshme koston e qëndrimit në hotele.

Që nga nisja e kësaj procedure, asnjë prej këtyre personave nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026