Kardiologu: Kafeja jep efekt 20 minuta pasi e pi dhe zgjat deri 5 orë në vazhdim
Kardiologu Novruz Çaushaj është shprehur se konsumimi i kafes bën një zgjim më të shpejtë nga gjumi sesa tek ata që nuk e pijnë.
Komentet Çaushaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kafja ka aftësinë që të përthithet shumë shpejt nga stomaku, brenda 20 minutave, gjë që bën që efekti i saj të jetë i menjëhershëm.
Ai tha gjithashtu se efekti i kafes qëndron deri në 5 orë, por sipas tij, kulmi i efektit të saj zgjat vetëm një orë.
“Vetë kafeina bllokon AMP ciklike që e quajmë ne, rritja e saj gjumos organizmin, jep atë ndjenjën e lodhjes. Nëpërmjet bllokimit të këtij… Pra kafeina jep efekt të kundërt, sepse bllokon këtë që jep gjendje apatie, gjumi, lodhje.
Nëse nuk e konsumon kafen, do e rizgjosh veten gradualisht gjatë ditës. Kafeja ka një efekt të shpejtë sepse ajo përthithet në stomak brenda 20 minutave. Efekti maksimal i kafes është një orë, por efekti qëndron deri në 5 orë”, tha Çaushaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane