Karroca bosh rreshtohen në Ukrainë në nder të fëmijëve të vrarë

19 Mars 2022 | 13:39

Karroca fëmijësh bosh u rreshtuan në sheshin qëndror të Lvivit në Ukrainë. Qëllimi ishte përkujtimi i fëmijëve të vrarë që prej fillimit të luftës me Rusinë.

Bashkia e Lviv vendosi 109 karroca, një për çdo fëmijë të vrarë, sipas autoriteteve ukrainase.

Dy arusha ishin vendosur në një karrocë fëmijësh ngjyrë blu, ndërkohë një vajzë e vogël e ulur në një stol mbante një flamur të vogël ukrainas, raporton Reuters. Pamja që mundësoi Lvivi këtë të premte ishte trishtuese.

Lviv në Ukrainën perëndimore ka tërhequr qindra mijëra ukrainas që kërkojnë strehim larg vijës së parë të luftës.

“Kujtoni fëmijët tuaj kur ishin të vegjël dhe rrinin në karroca si këto”, tha Zhuravka Natalia Tonkovyt, një shtetase kanadeze me origjinë ukrainase.

Rusia thotë se agresioni i saj në Ukrainë është një operacion ushtarak special dhe se nuk ka në shënjestër civilët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026