KAS kërkon rishqyrtim nga KQZ për heqjen e mandatit të kryebashkiakut socialist

5 Janar 2024 | 14:55

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka pranuar kërkesën e kandidatit Lefter Maliqi për të rishqyrtyar mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Me këtë vendim KQZ urdhërohet të rishqyrtojë mandatin e Hajdarit.

Maliqi ka kërkuar qe mandati i Hajdarit të hiqet, jo për shkak të  dënimit, por për faktin qe nuk e ka reflektuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin në 1999 për shkak të kalimit të paligjshëm në shtetin grek.

NJOFTIMI I KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 95/1 të depozituar nga Partia e Lirisë me objekt ” Ankim kundër vendimit të “KQZ” rrëzimin e kërkesës së Koalicioni “Bashkë Fitojme”, për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë , z. Kreshnik Hajdari. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës. Në lidhje me shqyrtimin e projektvendit “Për shqyrtimin e rezultatit

të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi:

Pranimin e pjesshëm të Kërkesës Ankimore nr. 95/1, shfuqizimin e vendimit nr. 816, datë 14.11.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe kthimin e çështjes për shqyrtim tek Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve , duke lënë detyrë që të shqyrtojë faktin nëse KQZ në trajtimin e kërkesës ndodhet në kushtet e nenit 66 të Kodit të Procedurave Administrative.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026