Katër liqene, natyrë dhe ushqime bio! Funari, perla e fshehur e Elbasanit që po tërheq turistë nga Shqipëria dhe Europa
Larg zhurmës së qytetit dhe temperaturave përvëluese, Funari, vetëm pak kilometra nga Elbasani, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të kërkuara për fundjavë, ku natyra, qetësia dhe aktivitetet ndërthuren në mënyrë të veçantë. Çdo fundjavë, qindra vizitorë zgjedhin këtë zonë për të kaluar disa orë mes pyjeve, liqeneve dhe ajrit të pastër.
Për t’i dhënë një impuls turizmit lokal, në Funar u organizua aktiviteti “Funar Fest”, që bashkoi muzikën, sportin dhe traditën. Mbi 300 turistë vizitojnë Funarin vetëm gjatë një fundjave.
“Kam ardhur dy-tre herë në Funar dhe më pëlqen shumë natyra, është shumë bukur. Kam ardhur bashkë me miq dhe sot ishte një aktivitet shumë i bukur. Njerëzit janë shumë të sjellshëm, por besoj se natyra është kryesorja pse vijnë shumë njerëz, edhe për pak qetësi larg Elbasanit.”
“Po, kur kemi mundësi vijmë dhe organizohemi. Në këtë rast ishte organizatore bashkia dhe u mblodhëm si shkollë. Ishte një aktivitet shumë i bukur.”
“Në fundjavë këtu ka 150 deri në 200 makina, e përkthyer në rreth 300 familjarë apo grupe shoqërore, të cilët vijnë për efekt klime, për gatimet tradicionale dhe për pjesën e pyjeve. Kemi turistë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, por kemi edhe nga Evropa dhe bota. Këtu kanë ardhur turistë nga Turqia dhe Norvegjia. Është një interes i jashtëzakonshëm. Njësia Administrative ka katër liqene, të cilët janë një atraksion.”
“Unë sot kam sjellë uthull fshati, fiq, kajsi, mana, çdo gjë bio.”
“Kishte. Kemi pasur edhe më shumë, i shitëm dhe këta pak na kanë ngelur. Kjo zonë njihet vetëm për gjëra bio, mishin, kalastrën e fshatit, qengjin dhe kecin.”
Pyetje: Është rritur interesi i turistëve?
“Është rritur. Pati qenë më i dobët, tani është rritur goxha shumë.”
“Vijnë nga Maqedonia, Italia, Gjermania. I kemi parë këtu dhe hanë te lokalet e fshatit.”
“Vetëm ushqimet bio.”
“Më pëlqen shumë pjesa e kanoes, ka aktivitete ujore. Pjesa e muzikës live këtu ishte perfekte dhe ndihem shumë e lumtur që mora pjesë këtu. Plus ka edhe hipizëm pak më andej, kështu që është shumë bukur. Mendoj që është një nga perlat e fshehura të Elbasanit”, thonë disa nga pjesëmarrësit.
Me katër liqenet e tij, gjelbërimin dhe potencialin për turizëm natyror, Funari po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më tërheqëse të qarkut të Elbasanit.
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA