Kë do ‘djegë’ Durim Bami? Gazetari: Ja kush ka dalë në bisedat sekrete të tij

17 Qershor 2024 | 22:20

Gazetari Merin Maçi është shprehur se kanë dalë bisedat sekrete të të shumërkërkuarit Durim Bami, i cili është ndaluar në Dubai dhe nuk dihet ende nëse do të ekstradohet në Shqipëri ose jo.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Maçi tha se në bisedat e Bamit dalin edhe dy ish-zyrtarë dhe shefa komisariatesh në Krujë e Tiranë.

Maçi tha se nuk besonte se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të mos ishte në dijeni të këtyre rasteve dhe sipas tij, karriera e këtyre drejtuesve të lartë të bluve është në ngritje.

“Edhe kaq pafuqi nuk është zoti Rrumbullaku, sa të mos nisë një hetim për persona, për shefa komisariati, për hetues vendorë, për hetues qëndrorë.

Meqë sot jemi në diskutim edhe për një nga personazhet më të shumëkërkuar, Durim Bami, vetëm në bisedat e Bamit dalin 2 ish-zyrtarë në Krujë, shef komisariati dhe shef komisariati në Tiranë, të cilët sipas komunikimeve që ai bën, kanë një lloj marrëdhënieje përmes një efektivi tjetër.

Dhe Rrumbullaku nuk besoj që nuk është në dijeni, jo vetëm për këto të dy, por edhe për të tjerë. Karriera e tyre në Polici vijon në rritje”, tha Maçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:32 | 21/06/2026

Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar

Një prej nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta në prag të nisjes së tubimit, duke ngritur shqetësime për praninë e...
20:03 | 21/06/2026

Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët sipas autoriteteve kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e...
16:58 | 21/06/2026