‘Ke kompani ndërtimi’, Balliu-Xhafajt: Tërhiqem nga politika nëse rezulton e vërtetë

27 Shtator 2022 | 13:10

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj është shprehur se Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu së bashku me familjen e tij zotëron një kompani ndërtimi.

Të ftuar në “Euronews Albania”, Balliu e quajti Xhafajn gënjeshtar dhe u shpreh se nëse kjo rezulton e vërtetë, ai do të tërhiqet nga politika.

Klevis Balliu: Këta janë hajdutë, ky është fakt. Këtë e di e gjithë Shqipëria.

Etjen Xhafaj: Ngaqë je ndërtues rrugësh vetë, tani do bësh teorira për ne, që jemi hajdutë.

Klevis Balliu: Unë jam ndërtues rrugësh?

Etjen Xhafaj: Familjarisht.

Klevis Balliu: Kurrë ne jetën tonë, i gjithë fisi im nuk ka kompani ndërtimi. Ku e kam unë kompaninë e ndërtimit. Është një mashtrim shumë i madh. Nëse unë kam kompani ndërtimi, tërhiqem nga politika përfundimisht.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026