Këlliçi: Çdo shqiptar e kuptoi se partinë nuk e bën vula dhe godina

30 Prill 2022 | 11:14

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se çdo qytetar shqiptar e kuptoi në 8 muajt e fundit, se partinë nuk e bën vula dhe godina, por sakrificat, idealet e kauza.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, Belliçi u shpreh se opozita ka fajet e saj për faktin që kryeministri Edi Rama sot po e sundon vendin.

“Çdo qytetar shqiptar shqiptar e kuptoi në këto 8 muaj se partinë nuk e bën vula as godina, por sakfificat, idealet dhe një kauzë. Nëse sot Shqipëria jonë sundohet nga një klikë me në krye Edi Ramën që merr gjithmonë e më shumë pushtet, kjo ka ndodhur edhe për fajin tonë”, tha Këlliçi.

Sipas tij, kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Rama do kishte përballë një opozitë të fortë, të lirë dhe të vërtetë që nuk luhatet sipas interesave.

Këlliçi nënivzoi se opozita nuk do të jetë fasadë, teksa shtoi se vota e lirë është modeli për zgjedhjen e strukturave të reja në Partinë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026