Këlliçi: Deputetët e PD-së duhet të jenë përballë Ramës, e jo patericë e qeverisë
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, është shprehur se deputetët e kësaj force politike i kanë marrë votat për të qenë përballë Edi Ramës dhe jo patericë e tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se të gjithë deputetëve të PD-së u është bërë thirrje që të bashkohen me shumicën.
“Votat që kanë marrë i kanë marrë për të qenë përballë Edi Ramës dhe jo për të qenë patericë e qeverisë, i kanë marrë për të përfaqësuar PD-në. Thirrja është bërë për t’u bashkuar me shumicën. Bahsa është deputet i PD-së. Ai duhet të merret me probleme të tjera që duhet të merret me të”-deklaroi deputeti.
Këlliçi teksa diskutoi për situatën brenda PD, nënvizoi se koha do të rregullojë çdo gjë.
Deputeti ndër të tjera deklaroi se pengesa e vetme në partinë e tyre është grupi parlamentar pasi sipas tij është i ndarë në tre pjesë.
“Është çështje kohe derisa çdo gjë të shkojë drejt kompaktimit të plotë. Ka një diferencë të madhe midis bazës të PD që nuk ka ndonjë çarje të madhe. I vetmi andikap qëndron te grupi parlamentar që është i ndarë në treshe. E mira është që të gjithë të bëjnë detyrën për të cilën jemi zgjedhur. Por është një çështje që i takon koha. Kreu i Grupit Parlamentar për demokratët është Luçiano Boçi. Enkelejdin e njeh Nikolla si kreun e grupit parlamentar por jo i demokratëve”- theksoi Këlliçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)