Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme: E vërteta e biletës së urbanit që do heq

Belind Kellici
29 Mars 2023 | 21:20

Kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi sqaroi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën se do të mundësojë transport falas për banorët e kryeqytetit.

Këlliçi u shpreh se bëhet fjalë për heqjen e një pagese të dytë që do të mundësojë heqjen e tarifës prej 40 lekësh.

Sipas Këlliçit, shuma që shpenzohet nga qytetarët e Tiranës për transportin publik është vetëm 6,8 për qind e buxhetit bashkisë dhe lehtësisht e përballueshme.

“Pas konsultave me shoqatat e transportit publik kam marrë të dhëna se ky shërbim përdoret nga 200 mijë qytetarë në ditë, një pjesë e të cilëve subvencionohet dhe nga të cilët mbeten 140 mijë bileta që i kushtojnë qytetarëve 56 mln lekë të vjetra në ditë, ose 1,5 mln euro në muaj, ose 18 mln në vit. Buxheti i bashkisë është 240 mln euro, këto do jenë 6,8 për qind e buxhetit”, tha Këlliçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026