Këngëtari habit me reagimin për vdekjen e gazetarit
Arton Turkaj, një personazh i njohur i rrjeteve sociale si dhe botës së gazetarisë në Kosovë, ndërroi jetë ditën e mërkurë.
I riu u nda papritur nga jeta për shkak të një sulmi në zemër gjatë natës së 27 dhjetorit.
Turkaj ishte një personazh shumë i dashur në rrjete sociale, veçanërisht për memet e tij dhe statuset ku me humor ironizon aktualitetin në Kosovë.
Në lidhje me vdekjen e gazetarit ka reaguar dhe këngëtari nga Kosova, i njohur me emrin e artit “Fero”.
Fero ka bërë një reagim të pazakontë në lidhje me vdekjen e Turkaj, duke shkruar në Instagram:“Urime vdekjen gazetar! Kalofsh mirë sonte në varr!”.

Këngëtari nga Kosova, i cili prej kohësh ka njoftuar largimin e tij nga muzika dhe përkushtimin në fenë islame, e cilëson vdekjen e gazetarit si një ndëshkim nga Allahu.
Fero shpërndau një postim që gazetari kishte bërë një ditë para vdekjes në rrjetin social “Facebook” ku shkruante: “Urime Krishtilindjet jau boft Allahu kabull.”

Me sa duket ka qenë ky status që e ka shtyrë Feron të reagojë për vdekjen e gazetarit në atë mënyrë të papërshtatshme.

LEXONI GJITHASHTU:
Bordi i Paqes: Trupat e FSK-së i bashkohen forcës shumëkombëshe për stabilizimin e Gazës
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 10:19 Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë
- 10:11 Franca thërret ambasadorin rus, akuzohet për sulme kibernetike që kanë prekur 10 vende evropiane
- 10:05 Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
- 09:59 Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 09:54 Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 09:53 Rekord historik për filmin “Michael”, kalon 1 miliard dollarë në arkë