Këpucari më i vjetër i Sarandës, rrëfehet Hazbi Seiti: Kam nisur punë që 17 vjeç

6 Janar 2024 | 20:41

Hazbi Seiti është këpucari më i vjetër i qytetit. Ishte 17 vjeç kur nisi të mësonte riparimin e kepucëve, nga zanaçinjtë e vjetër të qytetit.

“17 vjec, i vogel, fëmijë i vogël …U futëm, punuam e mësuam zanatin , cdo gje me duke vajtur duke ecur, duke ecur…  dilte nga një gjë e bukur kështu që bëheshe kurioz për ta ditur po zanati s’ka fund…Unë e kam mësuar këtë profesion nga ustallaret e vjetër të qytetit, kemi pasur dyqanet andej poshtë, u futa mësova më pëlqente si zanat. Deri në vitet 90′ pastaj u ndava nga shokët, unë fillova këtu, ata ikën emigruan unë nuk e lash këtë punë deri sot janë 40 vite punë”, tha Seiti.

Pas rënies së komunizmit, Hazbiu ndryshe nga kolegët e tij të kohës zgjodhi të mos emigronte. Hapi dyqanin e tij të vogel ku punon edhe sot. Thotë se ja ka vlejtur, pak nga pak profesioni i hyri në zemër ndërsa të hollat e fituara prej tij ishin të kënaqshme.

“Nuk më pëlqente emigrimi ndaj u detyrova e mbajta këtë zanat deri në fund e pash qe s kishte ustallar të tjetë dhe unë e vazhdova vetë. Ja ka vlejtur si jo, perderisa une e vazhdova kete profesion ia ka vlejtur, nga te tera anet e drejtimet, eshte nje profesion qe nuk te ben shume te pasur, por qe te jetosh mes shokeve po, ne mes te shtresave as i varfer as i pasur.. Nuk kam menduar ta mbyll, do te punoj edhe ca kohe akoma.. mbas moshes 70 po nese na le Zoti, shtoi Seiti.

Teksa numëron më shumë se 40 vite punë ai është i keqardhur, për zanatin e këpucarit që po humbet.

“Per te marre nje person per ta mesuar per kete zanat eshte e pamundur, te rinjte nuk afrohen fare, ndaj zanati jone eshte drejt fundit…”, tha më tej ai.

“Sa do punojm edhe ne? Nuk e pëlqen njeri nga të rinjtë sot, ky brezi i ri nuk ka interes fare. Është drejtë fundit po mbaron fare. Do punoj edhe unë ca …E shohin (te rinjte)  si të pistë edhe nuk u pëlqen… sot duan te kullarisen dhe te rrin”, shtoi ai.

60 vjeçari mbetet një nga të paktët persona në Sarandë, që vazhdojnë të mbajnë gjallë zanatin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026