Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, avokati: Pse Berisha po e përsërit disa herë

27 Dhjetor 2023 | 18:01

Kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj ish-kryeministrit u rrëzua nga GJKKO.

Ndërkohë avokati Arbër Hoxha, në një intervistë për Euronews Albania theksoi se Berisha herë pas here po bën kërkesë për përjashtimin e gjyqtares pasi sipas tij kërkon që të shtyjë procesin për vendimin që do të merret ndaj tij.

Mes tjerash ai theksoi se nuk e di se për çfarë arsye Gjykata ka shtyrë vendimmarrjen për Berishën deri në ditën e fundit.

“Dy kërkesat e tjera  janë të përsëritura, të rëna në dekadencë dhe nuk janë gjë tjetër, veçse për të shtyrë procesin.  Nëse kemi të bëjmë me kërkesë për përjashtim për të njëjtin shkak kërkesa e dytë aq më tepër e treta nuk merren fare në konsideratë.  Nuk e di se për çfarë arsye Gjykata ka shtyrë vendimmarrjen e saj deri në ditën e fundit. Sigurisht që e ka nisur procesin brenda 5 ditësh dhe duhet ta përfundojë atë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026