Kërkoi lirimin nga qelia, merret vendimi për “bosin e mikrokredive”
Në një hark kohor prej dy javësh, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e Arben Meskutit për shuarje të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skema piramidale.
Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokreditë nisi në shkurt të vitit 2020 nga prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëri, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera gjatë viteve, me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.
Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
LEXONI GJITHASHTU:
U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit
- 22:25 Bota i përulet Messit!
- 22:16 Tjetër atentat ndaj Trump? FBI thotë se parandaloi sulmin me dronë në Shtëpinë e Bardhë
- 22:16 Brazil, djali i ish presidentit Bolsonaro dënohet me burg, akuzohet se loboi që Trump të ndërhynte në gjyqin e të atit
- 22:14 U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
- 22:09 SHBA përgatitet të tërheqë një pjesë të avionëve furnizues nga Izraeli pas marrëveshjes me Iranin
- 22:08 Kolonët izraelitë i vënë zjarrin sallës së lutjeve në xhaminë e Bregut Perëndimor të pushtuar