Këshilli i ri Kombëtar i PD-së, mbeten vetëm 26% nga ‘të vjetrit’

3 Maj 2022 | 16:30

Në këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike ka mbetur ¼ e të zgjedhurve një vit më parë.

Vetëm 26% e anëtarëve që kanë qenë në këshillin e kaluar janë konfirmuar edhe në Këshillin e ri Kombëtar që doli nga Kuvendi i 30 prillit.

Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike do të ketë rreth 290 anëtarë, afro 155 më pak nga I kaluari.

Nga 150 anëtarët që u zgjodhën nga delegatët e Kuvendit 50% janë gra ose të rinj nga forumi rinor i PD.

Në mesin e 150 anëtarëve që u votuan më 30 prill, 17% ishin edhe në Këshillin. 14.6 % e tyre janë rikthime. Bëhet fjalë për figura të PD që kanë qenë me funksione partiake apo qeverisëse, por në vitet e fundit ishin larguar nga politika apo kishin krijuar parti më vete.

12.6 % e 150 anëtarëve që u zgjodhën janë prurje të reja në strukturat e Partisë Demokratike.

Me ndryshimet e statutit në 30 prill, Këshilli Kombëtar i PD do të ketë në përbërje edhe 140 anëtarë që futen automatikisht për shkak të funksionit që kanë në parti.

Tashmë pritet një mbledhje konstituimi e Këshillit Kombëtar, i cili do të zgjedhë kryesinë e re të Partisë Demokratike dhe i hap rrugën zgjedhjes së nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm.

Këto procese do t’i paraprijnë zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë, i cili do të votohet në 22 maj me parimin një anëtar një votë.

Këshilli i ri Kombëtar i PD:

50% do të jenë gra dhe të rinj nga FRPD dhe LGD

Kanë qenë 453 anëtarë të Këshillit Kombëtar

Do të jenë 294 anëtarë në Këshillin Kombëtar

17% e anëtarëve të K.K që ishin do qëndrojnë

Të larguar që rikthehen 14.6 %

Prurje të reja 12.6%

150 anëtarë të zgjedhur, 52 deputetët, 72 kryetarët e degëve, 15 nga diaspora, 3 ish-zyrtarë të lartë shteti, 2 ish-kryetar partie dhe 1 kryetari i bashkisë Shkodër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026