Këshilli Kombëtar “injoron” Komisionin e Apelimit: Është antistatutor, nuk ekziston
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka nisur dhe ashtu siç ishte parashikuar po zhvillohet online. Të pranishëm janë 245 anëtarë.
Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi në nisje të mbledhjes ka informuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se dje në mesnatë ka marrë një e-mail anonim nga një adresë e-mail: “[email protected]” në emrin e një anëtari të Këshillit znj. Flutura Açka, ku bashkëlidhur ishte një dokument pa firmë, pa vulë dhe pa numër protokolli, për shfuqizimin e aktit të thirrjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga Sekretari i Përgjithshëm. Z. Bardhi mësohet se ka kërkuar që përpara se të kalohet tek miratimi i Rendit të Ditës, të diskutohet mbi këtë situatë.
3 anëtarët e Komisionit të Drejtimit të Mbledhjes Dhurata Çupi, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, lexuan qëndrimin e tyre për situatën. Mësohet se ato janë shprehur se:
“E-mail i nisur në emër të një organi statutor të PD –së, siç është Komisioni i Apelimit, Etikës dhe Integritet, është një shkelje e rëndë statutore për shkak se ky organ statutor nuk është miratuar nga Këshilli Kombëtar, nuk është konstituuar dhe për pasojë nuk ekziston.
Nga ana tjetër, argumentet e dhëna në shkresën pa firmë, pa vulë dhe pa numër protokolli, me emrin e poshtëshënuar “Kryetari Flutura Açka”, janë tërësisht antistatutore dhe kanë si qëllim përhapjen e lajmit të rremë për moszhvillimin e mbledhjes, me qëllimin e vetëm të pengimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
Thirrja e mbledhjes së Këshillit Kombëtar në kushtet e parashikuara në nenin 46, pika 4 e Statutit, është kompetencë ekskluzive e Sekretarit të Përgjithshëm. Formulimi i rendit të ditës i bërë prej Sekretarit të Përgjithshëm, është tërësisht statutor por në çdo rast ai mbetet një propozim për rend dite, sepse Rendi i Ditës së mbledhjes së Këshillit, miratohet në fillim të mbledhjes nga vetë Këshilli Kombëtar. Cilido anëtar i Këshillit Kombëtar që nuk është dakord me formulimin e propozimit për rend dite të bërë nga autoriteti statutor përgjegjës për thirrjen e mbledhjes – që në kushtet e pikës 4 të nenit 46 është vetëm Sekretari i Përgjithshëm – ka të drejtën që të bëjë kërkesa dhe propozime për riformulimin, ndryshimin, shtesën apo heqjen e pikave të Rendit të Ditës.
Pretendimi që votimi duhet të bëhet i fshehtë dhe mbledhja online nuk e mundëson këtë gjë është tërësisht i pabazuar në dy drejtime: Së pari, nuk ka asnjë rregull në Statut sesi kryhet votimi në rastin e aplikimit të nenit 46, pika 4 e Statutit dhe në çdo rast është vendimmarrje e Këshillit forma e votimit; dhe Së dyti, platforma elektronike ZOOM e përzgjedhur për pjesëmarrjen në mbledhje, mundëson teknikisht votimin e fshehtë në rast se Këshilli Kombëtar voton për të përzgjedhur “votimin e fshehtë” si formë votimi për vendimmarrjen e tij.
Dhe së fundmi, mashtrimi publik se Këshilli Kombëtar i PD nuk ka Rregullore të Brendshme është një shkelje e rëndë etike, për shkak se Këshilli Kombëtar jo vetëm ka miratuar Rregulloren e tij të Brendshme në mbledhjen e datës 15 Janar 2022,por mbi përmbajtjen e saj ka zhvilluar diskutime të gjata dhe ka bërë edhe ndryshime të shumta mbi draftin e propozuar nga grupi i punës. Ky është një fakt publik që rezulton të jetë pasqyruar gjerësisht në media në atë kohë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë