Çfarë do të ndodhë më takimin e kabinetit qeveritar në Tepelenë? Analiza e gazetarit
Gazetari Flogert Muça komentoi mbledhjen e asamblesë së PS ditën e djeshme si dhe takimin që do të zhvillojë kreu i qeverisë Edi Rama ditën e nesërme në Tepelenë me kabinetin qeveritar.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri ditën e nesërme por nuk përjashtoi mundësinë që këto ndryshime mund të ndodhin në shtator.
Mes të tjerash ai bëri me dije se ditën e nesërme do të ketë në rezyme të punës së kryer nga PS .
“Kam pyetur zyrën e medias së kryeministrit dhe nuk na e kanë konfirmuar se ka një shkarkim të ministres Ibrahimaj. I vetmi burim zyrtar në atë mbledhje është vetë Edi Rama. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura. Ibrahimaj është më pak se dy vite ministre dhe sërish kemi të bëjmë me një ministri që nuk është përfolur për një skandal apo aferë. Kam komunikuar me miq të mi dhe po flasin për një proces shumë të rëndësishëm digjitalizimi që po e çon përpara Ministria e Financave që është shumë i mirë për vendin. Nuk kam nuhatur që të ketë një përplasje mes saj dhe kryeministrit. Nesër nuk do të ketë ndryshime në qeveri, mbase do të jetë në shtator. Nesër do të jetë një rezyme e punës së kabinetit qeveritar”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Megaoperacioni i SPAK/ Gazetari: Një celular i sekuestruar, ka prova të rëndësishme
- Muxhahedinët në senatin Amerikan. Diplomati Amerikan: Do të merrem me këtë çështje
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë