“Këtij kombi i ka ikur truri”, pedagogu komenton largimin e 400 mijë shqiptarëve

28 Qershor 2024 | 13:14

“Këtij kombi i ka ikur truri”, tha pedagogu Rezart Prifti duke iu referuar intelektualëve që sipas tij janë larguar nga vendi në 8 vitet e fundit. Ai tha se ndonëse sipas rezultateve të Censit të popullsisë të publikuar këtë të premte, janë larguar rreth 400 mijë Shqiptarë, shifra e vërtetë është mbi 1 milionë.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se kryesisht njerëzit që janë larguar nga Shqipëria në 8 vitet e fundit nuk janë njerëz me pamundësi financiare apo arsimore, por janë njerëzit intelektualë të shoqërisë.

“Unë nuk besoj se kanë ikur 400 mijë shqiptarë, por unë besoj se kanë ikur mbi 1 milionë shqiptarë. Të paktën 8-vjeçarin e fundit kanë ikur mbi 1 milionë shqiptar. Nëse në vitet ’90 iknin njerëz që për hir të rrethanave ekonomike, ishin në ekstreme ekonomike dhe në ekstreme arsimore, në këto 8 vitet e fundit Shqipërisë i ka ikur gjithë truri. Kthehet në faktike ajo shprehja “i ka ikur zari”.

Këtij kombi i ka ikur zari komplet. Pse i ikën truri Shqipërisë në këto momente? Këtu ka arritur bërja gjoja, në shtetëror dhe në privat, për shembull, shoqata e turizmit bën një gafë e thanë “mbyllini universitetet në qershor që ti marrim ne studentët në punë, se nuk kemi punëtor”, thuhen thagma të tilla në shoqëri dhe nuk i luan amperi asnjë njeriu. Thuhen gjëra të tilla që nuk bëjnë më sens, ndaj ikin intelektualët”,-tha pedagogu Prifti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026