“KFOR në gatishmëri”, eksperti zbërthen mesazhin e Olaf Scholz

10 Nëntor 2023 | 11:52

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se KFOR duhet të jetë në gatishmëri në Kosovë.

Shala tha se paralajmërimi i Scholz lidhet me reduktimin e trupave të KFOR në Kosovë përgjatë viteve të fundit.

“Përgjatë këtyre viteve kemi pasur një reduktim të trupave në Kosovë. Me reduktimin e trupave ka bërë edhe reduktim të njësive mobile dhe ishte vetëm një batalion i reagimit të shpejtë, me forca të ushtrisë hungareze dhe lituaneze. Kjo u duk edhe në sulmin në maj në Leposaviç ku KFOR ishte i papërgatitur ndaj agresionit brutal. Kjo dëshmon faktin që KFOR ka reflektuar duke shtuar numrin, dukje sjellë edhe njësi të specializuara që ishin në mungesë, që nga britanikët, të cilët janë të specializuar në vëzhgimin e vijës kufitare, KFOR-i gjerman ka sjellë një kontingjent prej 100 njësish”, tha eksperti.

Në një deklaratë nga Berlini një ditë më parë, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se tensionet e fundit në Kosovë kanë dëshmuar se sa e rëndësishme është prania e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania merr pjesë në këtë mision përmes forcave të armatosura. Tensionet në ditët e fundit kanë ilustruar se sa e rëndësishme është kjo prani dhe që KFOR-i duhet të jetë në pozicion që të reagojë në mënyrë të duhur ndaj të gjitha zhvillimeve”, tha kancelari gjerman.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026