“KFOR të marrë Veriun”- Lleshaj kundër Ramës: E përcakton NATO, jo aktorët lokalë
Ish- gjenerali Sandër Lleshaj, ka dalë kundër deklaratave të kryeministrit Rama që KFOR të marrë nën kontroll Veriun e Kosovës.
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Lleshaj nënvizoi se rritjen e rolit të KFOR në Kosovë, e përcakton NATO dhe jo aktorët lokalë në rajon.
Megjithastë ai shtoi se shtimi i trupave të KFOR është diçka e mirë për Kosovën, pasi nga NATO nuk i vjen asgjë e keqe.
“Tërheqja e policisë së Kosovës ka krijuar vakum dhe dikush duhet ta marrë aty kontrollin. KFOR duhet të ketë më shumë rol, këtë rol ia përcakton NATO, nuk ja përcaktojnë aktorët lokalë.
Më shumë KFOR më shumë NATO është më mirë për Kosovën sot dhe sa herë të jetë e nevojshme. Nuk ka kurrë humbje Kosova nga prania e KFOR-it, e kundërta shkakton humbje për Kosovën”, tha Lleshaj.
Për afrimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, ish-gjenarali tha se Beogradi nuk mundet kurrësesi ta sulmojë Kosovën.
“Vuçiç e ka detyrim kushtetues të ecë në atë pikë, unë nuk besoj që mundet të sulmojë, kurrësesi nuk mundet. Por Serbia ka dëshmuar gjatë këtyre dekadave që kanë kaluar, që është e gatshme t’i hyjë aventurave të tilla. Asnjë s’ka mundur Serbia në Ballkan por shumë gjak ka derdhur në Ballkan, në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë.
Por mos të harrojmë që ajo kordinohet me Rusinë. Kaloi si tangent, mosvendosja e sanksioneve të Serbisë, një vendi negociator për Bashkimin Evropian. Janë pafundësisht shenja të qarta që duhet të ishin parë në kohë”, tha Lleshaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë