Khelaifi i ashpër me Mbappen: Falas nuk largohet dot
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi ka sqaruar të ardhmen e Kylian Mbappes gjatë konferencës ku u prezantua Luis Enrique si trajner i ri i skuadrës.
Sheiku arab ishte shumë i qartë për të ardhmen e francezit duke thënë se ai nuk mund të largohet si lojtar i lirë.
“Pozicioni ynë për Mbappé është shumë i qartë, ne nuk duam që ai të largohet falas në qershor të vitit 2024, e pamundur”, tha fillimisht Khelaifi, raporton KosovaPress.
Ai shtoi se nëse ylli francez dëshiron të qëndrojë, atëherë duhet të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
“Nëse Kylian dëshiron të qëndrojë, ne duam që ai të qëndrojë këtu por Mbappé duhet të nënshkruajë një kontratë të re për të qëndruar këtu. Ne nuk duam të humbasim falas lojtarin më të mirë në botë, është e pamundur. Mund ta konsiderojmë të pamundur. Mbappé vetë ka thënë se nuk do të largohet falas. Nëse ai ndryshoi mendje, nuk është faji im”, tha në fund ai.
Kujtojmë se Mbappe ka refuzuar deri më tani vazhdimin e kontratës me PSGN-në, derisa interesim për të ka nga Real Madridi, Chelsea dhe Manchester United.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë