Kikia: Rama dhe Kurti të sillen si burra shtetit, t’i lënë mënjanë gjërat personale
Gazetari Mentor Kikia tha në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama dhe Albin Kurti duhet të fillojnë të sillen si burra shteti dhe t’i lënë mënjanë marrëdhëniet personale.
Kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se nuk do ta takojë kryeministrin Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Prishtinë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive.
“Albin Kurti nuk e refuzon Ramën ta takojë, por thotë që më parë duhet të zhvillojmë mbledhjen e qeverisë, të firmosim marrëveshjen që kishim në plan dhe pastaj të flasim për gjëra të tjera. Është një kthim mbrapsht i asaj që ndodhi me mbledhjen e qeverisë, që ka për burim marrëdhëniet krejtësisht të ftohta mes dy kryeministrave që mesa duket nuk do të ndryshojnë.
Edhe pse duket si zhargon, dy kryeministrat kanë kohë që hanë inat me njëri tjetrin dhe kjo është padyshim e papranueshme. Ata duhet të kuptojnë fillimisht se janë drejtues në vendet e tyre përtej ndjesive që kanë në raport me marrëdhëniet personale për shkak të këndvështrimeve politike, apo edhe marrëdhënieve krejtësisht njerëzore. Nuk duhet të sillen si të tillë, por duhet të sillen si burra shteti duke marrë parasysh përgjegjësitë që kanë,” – u shpreh Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve