Kim takim me Ballën dhe Rushajn: Palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt
Ditën e sotme ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka kryer një takim me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj.
Për këtë takim, ambasadorja Yuri Kim është shprehur në një postim në Twitter se është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt.
“Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur”, shkruan ambasadorja në një postim në Twitter.
Ky takim vjen pak orë para mbledhjes së përbashkët të Këshillit të Legjislacionit me Komisionin e Ligjeve, ku do të diskutohen ndryshimet kushtetuese për vettingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe territoriale.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk