“Kisha lidhje me Safetin”| Gazetari: Vajza dëshmoi, e ka radhën Gjici
Gazetari Igli Celmeta komentoi në një intervistë për Euronews Albania video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, ndërsa tha se si Safet Gjici ashtu dhe vajza në filmim bien dakord se mes tyre ka një marrëdhënie intime.
Ai konfirmoi se vajza ka dhënë dëshminë e saj, ndërsa Gjici pritet që të merret në pyetje nga SPAK. Ky i fundit ka deklaruar se videoja është një kurth nga kundërshtarët politikë, ndërsa vajza thotë se pamjet filmike nuk kanë dalë nga ajo.
“Vajza ka deklaruar se ka pasur një lidhje me Safet Gjicin, pra ka dashur të tregojë se nuk e ka bërë videon për shantazh. Me pak fjalë, vajza ka dashur të heqë nga vetja përgjegjësinë penale sepse mund të ketë bërë video për shantazh ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, ndërsa Safet Gjici në deklaratën e tij thotë se kjo video ishte një kurth nga kundërshtarët e tij politikë. Edhe kjo deklaratë e Safet Gjicit do të jetë një provë shumë e fortë për SPAK-un për ta marrë në pyetje dhe për ta pyetur se cilët janë këto kundërshtarë politikë që Safet Gjici dyshon se mund t’i kenë ngritur kurthin për realizimin e kësaj videoje,” – u shpreh Celmeta.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore