Kishin fshehur në trup 40 mijë euro, procedohen penalisht nënë e bijë në Rinas

19 Maj 2023 | 09:18

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht 2 shtetase, nënë e bijë, të cilat tentuan të nxirrnin nga vendi ynë një shumë prej 40 000 euro duke i fshehur në trup.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe një 35-vjeçare që tentoi të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals.

Shuma 40 000 euro dhe dokumenti i dyshuar fals u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në hyrje/dalje, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në kufi, për të cilat:

u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre, 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi;

u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. H., 35 vjeçe, banuese në Dibër, pasi gjatë kryerjes se procedurave në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj 16-vjeçar, ka paraqitur një dokument (deklaratë noteriale) të dyshuar të falsifikuar”, njofton policia.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike

Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, u përcolli një mesazh brezit të ri të magjistratëve...
10:46 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Mbledhja e grupit të PS, një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit

Një grup protestuesish janë mbledhur përpara Kryesisë së Kuvendit pas thirrjes në rrjetet sociale një ditë më parë. Më thirrjet “Parlament analfabet” dhe “Vdekje tradhtarëve...
10:27 | 29/06/2026