Kishin kthyer servisin në pikë për shpërndarjen e kokainës, arrestohen “mekanikët”
Policia e Lushnjës njofton se ka arrestuar 3 persona, dy prej të cilëve të akuzaur për trafik kokaine dhe tjetrin për prostitucion.
Uniformat blu njoftojnë se gjatë kontrollit në një servis automjetesh, ku dyshohej për aktivitet të paligjshëm, janë arrestuar një 40-vjeçar nga Lushnja dhe një 62-vjeçar nga Dushku i Lushnjës, të cilët ishin të përfshirë në shpërndarjen e kokainës. Gjatë kontrollit, u gjetën sasi narkotikësh të ndara në doza për shitje.
Po ashtu, një tjetër person, një 44-vjeçar nga Kuçova, është arrestuar pasi dyshohej se po blinte drogë në këtë servis. Ai ishte shoqëruar nga një 24-vjeçare, e cila dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion.
Në vendngjarje u sekuestruan lëndë narkotike, peshore dhe disa telefona celularë.
Materialet e mëtejshme janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për hetime të tjera.
Sipas policisë në ambientet e servisit, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit:
A. S., 40 vjeç, banues në Lushnjë dhe B. T., 62 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në ambientet e servisit në administrim nga shtetasi A. S., në të cilin ishte i punësuar shtetasi B. T., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje;
Z. S., 44 vjeç, banues në Kuçovë. Ky shtetas kishte shkuar në ambientet e servisit, për të blerë lëndë narkotike, i shoqëruar nga një shtetase 24 vjeçe nga Kuçova, të cilën dyshohet se ai e shfrytëzonte për prostitucion.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar