Klintoni nga Kosova tregon emocionet e takimit me ish-presidentin amerikan
19-vjeçari Klinton Berisha, nga Vushtria e Kosovës ishte dje pjesë e ceremonisë së zhvilluar në nder të ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania ai rrëfeu emocionet nga takimi me ish-presidentin, të cilin siç tha e kishte takuar dhe kishte bërë foto.
Ai tregoi se emri të cilin ja kishte vënë xhaxhi i vet në nder të presidentit e kishe bërë gjithmonë të ndihej i veçantë.
“Emrin ma ka vënë xhaxhai me pëlqimin e prindërve të mi. Emri më ka bërë të ndihem i veçantë. Dje jemi ndjerë shumë të veçantë. Kemi qenë 15 veta, jemi ndjerë shumë mirë, kemi folur me presidentin, kemi bërë foto, na ka falënderuar shumë për emrat. Na thirrën përmes ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, kanë lajmëruar policinë e Kosovës dhe na kanë ftuar”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë