Klosi flet për provat: Kemi audio për 21 janarin, si u dha urdhri për të qëlluar

23 Janar 2023 | 21:47

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi foli në “Now me Erla Mëhillin” për prova “të nxehta” sa i takon çështjes së 21 janarit.

Sipas tij ka audio në të cilat tregohet si u dha urdhri për të qëlluar.

“Ne po i kërkojmë drejtësinë që të gjykojë. I drejtohemi drejtësisë që të hetojë këtë fakt të ri, sepse nuk është një fakt që del jashtë një konteksti që ne të gjithë e dimë. Është një fakt i cili del mbi një bazë reale të jetuar, të parë, të vëzhguar, të dëgjuar. Kemi qenë të gjithë atje, nuk është një ngjarje që ka ndodhur diku larg. Ne të gjithë e dimë që kjo ka ndodhur. Sot kemi dhe me voice, mbase mund të kemi dhe më shumë se voice për të kuptuar se si është dhënë urdhri për të qëlluar dhe pse është dhënë urdhri për të qëlluar,” – u shpreh Klosi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026