Kallëzimi i PS për 21 janarin, Prençi: Tymnajë para zgjedhjeve, ku ishin që 12 vjet?
Ish-drejtues i lartë i Policisë, Shemsi Prençi komentoi deklaratën e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, i cili bëri me dije se do të depozitojnë në SPAK dosje me prova të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21 janar para 12 vitesh, ku humbën jetën 4 protestues.
Në një intervistë për Euronews Albania, teksa e konsideroi deklaratë të papërgjegjshme, ‘sulmoi’ Manjën duke i thënë se është personazh i etiketuar në dosjen 184.
Ai tha se e gjitha kjo po ndodh për shkak të zgjedhjeve që do të zhvillohen më 14 maj,
“Deklaratë e papërgjegjshme e një ministri drejtësie që vjen nga drejtësia. Kur kemi parasysh që personazhi Ulsi Manja është personazhi më i etiketuar në videot dhe audiot në raport me dosjen 184.
Në lidhje me audion e 21 janarit do të thosha që në aspektin politik është një tymnajë në kohë zgjedhjesh. E ka hedhur për konsum në kazanin pro qeveritar, pasi për 10 vite e gjithë drejtësia shqiptare e marrë peng nga e majta është munduar dhe ka përdorur të gjitha metodat për të fshehur abuzimet e fondeve publike por nuk kanë bërë asgjë për 21 janarin për t’i dhënë drejtësi familjeve të 4 viktimave. Janë mjaftuar me trëndafila por që në drejtësi nuk kanë lëvizur asnjë gur.
Manja ju shet shqiptarëve se do të bëjnë namin tani. Në 2021 Prokuroria e Përgjithshme për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit e ka pasur të gjithë tagrin për të hetuar nga kryeministri e deri tek polici më i thjeshtë.”- tha Prençi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç