Klosi: Pas 35 vitesh, PS mbizotëron në Dibër me diferencë të jashtëzakonshme
Pas mbylljes së numërimit të votave për Qarkun e Dibrës, PS ka thyer një rekord historik duke dalë për herë të parë pas 35 vitesh mbi PD-në, me një diferencë votash prej mbi 10 mijë.
Për këtë rezultat, ka folur për Euronews Albania Blendi Klosi, përfaqësuesi politik i PS në këtë qark i cili tha se është shumë i lumtur për arritjen e këtij objektivi madhor, për ta kthyer Dibrën sipas tij me flamurin e PS në krye dhe me një diferencë të jashtëzakonshme mbi rivalët.
“Objektivin tonë madhor për ta rikthyer Dibrën pas 35 vitesh me flamurin e PS e bëmë realitet. Ishte një garë jo e lehtë, ishte e vështirë, por ja, arritëm. Patëm një diferencë të jashtëzakonshme, mbi 10 mijë vota vetëm nga votat e numëruara në territor. Shpresojmë shumë që edhe diaspora të sjellë një diferencë të mirë për PS. Realisht ndihem shumë mirë që pata fatin të drejtoja këtë fushatë elektorale me popullin e mrekullueshëm dibran dhe me strukturat e PS në Mat, në Klos, në Bulqizë dhe këtu në Dibër, duke shënuar për herë të parë një fitore spektakolare të PS në qarkun e Dibrës. Në ndryshim me vitin 2021, ku ishim 5 mijë vota më pak, tani jemi më shumë se 10 mijë vota më shumë dhe mendoj se ky është një mesazh i mirë për politikën. Një qark ku investohet, i shërben njerëzve dhe rezultatet në mandate dhe vota janë shumë të mira. Do të fillojmë punën për të fituar zgjedhjet lokale të vitit 2027”, tha Klosi.
Klosi foli dhe për të ardhmen pas kësaj fitore, ndërsa u shpreh se përgjegjësitë do të vazhdojnë të jenë të mëdha për këtë qark.
“Djali më shoqëron sa herë që kemi fushata, është i vogël akoma, por ka filluar të shijojë betejat, sidomos këtë moment fitoren, falë forcës së madhe të PS. Në garat e fundit kemi fituar, na vjen mirë që edhe Dibra na u bashkua. Përgjegjësitë janë të mëdha, është një qark që ka shumë nevoja. Realizimi i investimeve të mëdha, si Rruga e Arbrit, Rruga Maqellare, Përshtkopi, kanë hapur perspektiva të jashtëzakonshme për këto treva. Na duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë projekte të reja, dhe të përgjigjemi popullit dibran. Mesazhi i vetëm për kundërshtarët e këtij qarku është që do doja t’u kërkoja ndjesë qytetarëve të qytetit të Peshkopisë që u shqetësuan nga disa zhurma të paqena makian që lëviznin me shpejtësi dhe me boritë. Këto ishin incidente të blokimit të rrugëve dhe të qytetarëve dhe të gjithë rezultuan një keqpërdorim i besimit që na japin qytetarët në fushatë. Acarimi i fushatës u bë në dy ditët e fundit dhe do t’u kërkoj ndjesë qytetarëve që kishin pse të shqetësoheshin nga kjo situatë”, tha Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:23 Po shkonin për punë në bregdet, furgoni aksidentohet në Fushë Dukat, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti